S’ka paqe te PSG

Ambienti brenda skuadrës së PSG-së nuk ka gjetur ende qetësi, pas problemeve të fundit në mes të dyshes sulmuese Neymar dhe Cavani. Madje, mund të çojë edhe drejt largimit të një prej lojtarëve më të dalluar të skuadrës. E përditshmja sportive spanjolle “Sport” publikon detaje mbi këtë dëshirë të Neymarit drejt presidentit Nasser Al-Khelaifi: të mos e ketë më nëpërkëmbë Cavanin. Ai ka kërkuar që shitet sulmuesi uruguaian.
Por për Presidentin Nasser Al-Khelaifi nuk ka asgjë serioze dhe janë gazetarët ata që shpikin probleme, por realiteti duket krejt ndryshe. Grindja e së dielës së kaluar mes Edinson Cavanity dhe Neymar, ku u përfshi dhe Dani Alves ka krijuar probleme që mund të kenë konsekuenca në ecurinë e PSG. Përveçse zënka ka vijuar në dhomat e zhveshjes ku për pak dy futbollistët nuk janë konfrontuar fizikisht, Neymar, zotëria 220 milionësh i ka kërkuar klubit shitjen e El Matador. Edhe pse Unay Emery ashtu si Presidenti u përpoq ta amortizonte çështjen, duke deklaruar se do ta zgjidhnin vetë lojtarët, klubi ka ndërhyrë duke konfirmuar të paktën për momentin, se gjuajtësi i parë i penalltive do të jetë Cavani, ndërsa ishi i Barcelonës alternativa e parë.
Mediat franceze bëjnë të ditur se, presidenti Nasser Al Khelaifi ka takuar si Kavanin ashtu dhe Neymar, pasi drejtuesit më të lartë të klubit duan ta ndjekin nga afër çështjen, ndërkohë që një qëndrim të fortë ka mbajtur ndaj të dy futbollistëve italo-braziliani Thiago Motta, që i ka akuzuar të dy se po sillen si dy fëmijë të përkëdhelur.
Neymar dhe Edinson Cavani ishin përplasur në ndeshjen kundër Olympique Lyon, se cili do ta ekzekutonte penalltinë. Gjesti i brazilianit, i cili kërkonte me ngulm gjuajtjen e penalltisë, ka bërë bujë në mediat e mbarë botës. Por, radiostacioni francez “RMC” raporton se, Cavani prapë do të vazhdojë me ekzekutimin e penalltive, pavarësisht pse nuk shënoi në fundjavë.
Thuhet se Neymar ka kërkuar që ta ekzekutojë penalltinë, pasi dëshiron të bëhet golashënuesi më i mirë i ekipit. Nëse ndodh kjo, në fund të sezonit braziliani do të shpërblehet me 1 milion euro nga Paris Saint-Germain, pasi kështu është e shkruar në kontratë.
Unai Emery nuk e ka punën e sigurt te Paris Saint-Germain. Sipas të përditshmes sportive franceze, “L’Equipe”, trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery duhet të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon nëse dëshiron të qëndrojë në vendin e punës. Nëse dështon ta bëjë këtë, Emery pritet të shkarkohet nga presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, përcjell “Express”.
Kandidat për ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germain, nëse shkarkohet Emery, janë Jorge Jesus (trajneri i Sportingut) dhe Andre Villas-Boas. Drejtori sportiv Antero Henrique tashmë po shqyrton zëvendësimet e mundshme për Emery, duke u konsideruar Jorge Jesus dhe Andre Villas-Boas (trajner i Shanghai SIPG)