Shkresa e drejtoreshës së DAP që “shkrin” administratën

Zbulohet shkresa që Drejtoria e Administratës Publike ka dërguar pothuajse në të gjithë institucionet shtetërore që pritet të ristrukturohen me formimin e qeverisë së re, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Në shkresën e siguruar nga Alertnews.al dhe që mban firmën e drejtoreshës së DAP, Albana Koçiu, citohet: “…për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar do të ketë ndryshime/shkurtime në funksionet dhe strukturat e ministrive… Si rrjedhim ju jeni objekt i gjykimit për transferimin apo përfundimin e marrëdhënies suaj në shërbimin civil. Lutemi që të kujdeseni që çdo dokumentacioni juaji në lidhje…. të jetë në dosjen tuaj të depozituar pranë njësisë së burimeve njerëzore të ministrisë, pasi ato janë dokumentacion i domosdoshëm për të vendosur mbi ecurinë e marrëdhënies tuaj të punës në shërbimin civil”. Sipas zërave ekspertë, me marrjen e kësaj shkrese çdo nëpunësi civil (i cili është paralajmëruar se mund të humbasë vendin e punës për shkak të këtyre ndryshimeve) i humbet e drejta për të kundërshtuar në rrugë ligjore vendimin e DAP, në rast se ky i fundit firmos largimin e nëpunësit për shkak të ndryshim/shkurtimeve. Shkresa iu ka shkuar të gjitha ministrive dhe institucioneve të varësisë e me përmbajtjen e saj do të njihet çdo nëpunës civil apo jo.