Ruçi mund të shkelë në SHBA vetëm si Fidel Kastro

Ruçit i është refuzuar në vitin 2005 viza për të shkuar privatisht në SHBA dhe kjo i është bërë me dije nga autoritet konsullore amerikane. Në bazën e të dhëna vetë SHBA Ruçi rezulton i implikuar në çështje të trafikimit të drogës dhe kjo është një e dhënë që as Ruçi dhe as Rama nuk kanë mundur të fshijnë nga baza e të dhënave. Qëndrimi i ambasadorit amerikan në seancat e fundit të kuvendit është rikonfirmim i qartë.
Është e vërtetë që me ndërhyrjen e autoriteteve shumë të larta shqiptare në vitin 2005 është kërkuar jo vetëm informacion por është gjetur edhe “një zgjidhje” për ti ruajtur faqen Ruçit dhe PS që do të futej në fushatën e 2005 edhe me këtë “njollë”. “Zgjidhja” ishte e thjeshtë: Ruçi do të fluturonte për në SHBA siç kanë fluturuar më parë Fidel Kastro apo Ahmendin Nexhati, pra me “vizë zyrtare”, thënë ndryshe, përgjegjësinë për “vizitën” e Ruçit në SHBA e merrnin përsipër zyrtarët shumë të lartë të asaj kohe që e ngarkonin Ruçin të shkonte në të takim elektoral dhe përmes ndërhyrjeve “lobiste” të takohej me një nga kandidatët për president. Kjo “zgjidhje” do ti shpëtonte faqen Ruçit dhe PS por nuk do të mund të fshinte shënimin amerikan në bazën e të dhënave. Burime të besueshme thonë se Ruçi ka tentuar edhe njëherë tjetër për të marrë vizë private por përgjigja ka qenë negative.
Kjo është arsyeja që Rama gënjen dhe mashtron. Ka një të vërtetë në ato që thotë Rama; Ruçi mund të vizitojë SHBA por vetëm si Fidel Kastro apo si Ahmedin Nexhadi. Dhe këtë “zgjidhje” Rama nuk mund ta shesë për “virgjëri” të Ruçit dhe as ti mbyllë gojën amerikaneve duke thënë që ai veprim ka qenë gabim. Rama në rastin e Ruçit po i sfidon amerikanët si në rastin e Elvis Roshit, që dihet se si përfundoi pavarësisht se Rama e Roshi kujtuan se ja hodhën amerikanëve.

Berisha: Rama-Ruçi, rrezik kombëtar

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dyshen Rama-Ruçi, si rrezik kombëtarë dhe rrezik për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri.
Kjo deklaratë e ish-kreut të qeverisë erdhi menjëherë pasi ai doli nga seanca e parlamentit.
Sipas tij dyshja Ruçi-Rama është rikthim i fuqishëm i të shkuarës diktatoriale në Shqipëri.
‘Instalimi i klikës Rama-Ruçi përbën një rrezik të madh kombëtar. Një kërcënim të madh për paqen stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Është rikthimi më i fuqishëm i të shkuarës hoxhiste në Shqipëri’, deklaroi ish-kryeministri para gazetarëve.

Syri.net