Rooney dënohet me dy vjet heqje patente

Wayne Rooney dënohet me dy vjet heqje patente. Gjykata britanike nuk e ka kursyer aspak sulmuesin e Everton, i cili më datë 1 shtator është arrestuar nga policia për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Në momentin e ndalimit, Rooney iu nënshtrua testeve të alkoolit, nga ku u konstatua se 31-vjeçari kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara. Trupi gjykues vendosi ta dënonte ish-futbollistin e Man.United me dy vjet heqje patente dhe një gjobë prej 170 mijë stërlinash. Në dëshminë e tij, sulmuesi nuk bëri aspak oponencë, duke pranuar akuzën e ngritur.
Gjithashtu ai i kërkoi ndjesë të gjithë mbështetësve të tij, familjarëve dhe trajnerit të Everton Koeman, duke i premtuar se një veprim i tillë nuk do të përsëritet më. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Rooney në momentin e arrestimit ishte nën shoqërinë e një modeleje. Krahas dënimit të dhënë nga gjykata, sulmuesi pritet të ndëshkohet edhe nga drejtuesit e Everton me gjobë. Një peridhë e errët kjo për Rooney, i cili krahas mungesës së rezultateve pozitive me Everton, problemeve familjare, i bashkohen edhe vështirësitë ligjore.