Rinovon Benzema, me Realin deri në vitin 2021

Real Madrid's Karim Benzema celebrates after scoring against Xerez during their Spanish first division match at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid September 20, 2009. REUTERS/Paul Hanna (SPAIN SPORT SOCCER)

Karim Benzema do të jetë pjesë e Realit të Madridit të paktën deri në vitin 2021. E ndërsa mediat angleze edhe gjatë paradites së kësaj të hëne këmbëngulnin për një transferim të mundshëm të sulmuesit francez tek Arsenali, nga Spanja, më konkretisht nga vetë klubi spanjoll, vjen konfirmimi zyrtar i arritjes së marrëveshjes mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera. Në orën 14:00 të kësaj të enjteje, 29-vjeçari do të dalë në një konferencë për shtyp, e organizuar posaçërisht për rinovimin e kontratës me Los Blancos, me aktualen që përfundon në verë të 2019-ës.
Benzema, i cili është pjesë e Realit të Madridit që nga viti 2009, pritet të përfitojë rritje të ndjeshme të pagës, teksa aktualisht merr 7.5 milionë euro në sezon. Sa i përket klauzolës së largimit, ajo do të mbetet e pandryshuar, pra 1 miliard euro.
Gjithashtu do t’i jepet mundësia që të mbyllë karrierën me gjigantët spanjollë, me të cilët ka mundur të fitojë 2 tituj të La Ligas, tre Champions League, 2 Kupa dhe Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 2 Botërorë Klubesh. Vetëm pak ditë më parë, firmosën për rinovimin e kontratës Marcelo, Isco dhe Carvajal, ndërsa së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes së re me trajnerin Zidane.