Rekordi i rrallë i Zhoze

Trajneri portugez i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo, ka një nga rekordet më të rralla në futboll. 54-vjeçari nuk ka humbur kurrë në fushën e tij ditën e dielë. Në triumfin e fundjavës së kaluar ku “djajtë e kuq” shkatërruan Evertonin me rezultatin 4-0, Murinjo mbushi 105 pa humbje në shtëpi në ndeshjet e kampionatit.
Jo vetëm kaq, portugezi është i pathyeshëm edhe në kompeticionet e tjera, të cilat janë luajtur ditën e dielë, kryesisht ndeshje kupe, me një bilanc 87 fitore dhe 0 humbje në 113 sfida.
Përveç rekordit të së dielave, “Speciale One” ka edhe rekordin e 150 ndeshjeve radhazi në shtëpi, në çdo ditë të javës, pa pësuar asnjë humbje. Kjo epokë e gjatë, nga viti 2002 deri në 2011-ën, u ndërpre nga humbja me Sportingun e Gihonit në “Santiago Bernabeu”.