PD zyrtarizon në Parlament kërkesën: Votim elektronik, reformë zgjedhore

Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka vendosur sot që të depozitojë kërkesën për ngritjen e komisionit ad hoc për reformën zgjedhore. Kërkesa do të dorëzohet të hënën në Kuvend dhe ka në fokus dy pika kryesore, problematikat e zgjedhjeve që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, dhe e dyta, votimin elektronik.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi dje në ‘Opinion’ se reforma zgjedhore është prioritet i opozitës, ndërsa u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me mazhorancën në këtë çështje.