PD thërret Ahmetajn në komision

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te perbashket shtypi, ku eshte arritur marreveshja me FMN dhe Banken Boterore, per nje marreveshje prej rreth 1 miliard dollaresh per tre vjet, e ndare ne 300-350 milione dollare cdo vit.

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka zhvilluar mbledhjen e parë në të cilën është konstituar komisioni dhe është shqyrtuar gjithashtu edhe kalendari i punimeve. Edhe për këtë mandat, ky Komision do të drejtohet nga socialistët, përkatësisht nga deputeti Erjon Braçe, ndërsa nënkryetare e Komisionit do të jetë deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Menjëherë deputetja Tabaku ka kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, lidhur me kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. “Kemi marrë shumë informacione në lidhje me spektrin e gjerë që do të mbulojë ministria e re dhe ne si anëtarë të Komisionit të Ekonomisë të opozitës do të kishim nevojë për informacion për këto përgjegjësi, për buxhetin, për stafin, për mënyrën se si do të realizohet, sa janë në përputhje me misionin dhe qëllimin për të cilin është ngritur Ministria e Financave e kështu me radhë. Në fakt do të propozoja që të kishim një ditë të ndryshme nga diskutimi i aktit normativ që të mos kemi dhe përplasje të çështjeve, por edhe në gjykim të ministrit dhe në varësi edhe të kohës që do të ketë ai”, tha deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.