Një derbi i dyfishtë! Në garë edhe për abonimet

Kur na ndan edhe një muaj nga derbi i 15 tetorit që do të luhet në “Meazza”, bëhet e ditur se tashmë biletat janë të gjitha të shitura. Ethet e derbit Inter-Milan kanë përfshirë që tani tifozët, të cilët kanë prenotuar vendin e tyre në stadium për të dëshmuar këtë ndeshje të madhe. Interi i parapriu këtij takimi duke i shitur biletat në avancë dhe përgjigjja e tifozëve ishte e shkëlqyer, duke kaluar edhe 55 mijë prezencat e numëruara në takimet që zikaltërit zhvilluan me Fiorentinën dhe Spal. Kështu tanimë të disponueshme mbeten vetëm disa qindra bileta, pikërisht ato të vendeve ekskluzive që përkojnë të kenë dhe çmimin më të lartë. Rruga tjetër që kanë zgjedhur tifozët është ajo e blerjes së biletës për të gjithë sezonin duke paguar diçka më shumë. Në të vërtetë fushata e abonimeve është ende e hapur me rreth 1500 tesera anëtarësimi ende të lira.
Strategjia e zikaltërve mund t’i çojë këta të fundit të parakalojnë anëtarësimet e kuqezinjve, për ndeshjen e radhës. Dy skuadrat e Milanos kryesojnë listën e anëtarësimeve për këtë sezon, duke luftuar kokë më kokë me nga 31 mijë abonime secila, edhe pse prej disa vitesh Interi nuk e publikon numrin e saktë të anëtarësimeve duke i cilësur ato si të dhëna të rezervuara. Me shumë probabilitet rekordin e arkëtimeve për Serinë A këtë sezon do ta mbajë sërish Interi që kryeson edhe atë të vitit 2016.