Lufta e Ftohtë dhe shkenca në Arktik

Broken sea ice emerges from under the hull of the Finnish icebreaker MSV Nordica as it sails through the Victoria Strait while traversing the Arctic's Northwest Passage, Friday, July 21, 2017. Sea ice forms when the top layer of water reaches freezing point, usually around the start of October. As temperatures continue to fall this first-year ice grows downward until it is several feet thick. If the ice survives the following summer melt it becomes second-year ice. Another cycle and it becomes multi-year ice, which is the toughest kind. (AP Photo/David Goldman)

Arktiku po shkrin më shpejt nga ç’pritej, duke shtuar ritmet e ngritjes së nivelit të detit në gjithë botën. Nga nevoja urgjente për të kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre fenomeneve, pasojë e ngrohjes globale, shkencëtarët po shkojnë në disa nga vendet më të largëta dhe të ftohta të botës, në Groenland. Dhe ka vetëm një mënyrë për të shkuar atje: me avionë ushtarakë. Korrespondenti i “Zërit të Amerikës”, Steve Baragona shkoi në Groenland me Rojat Kombëtare Ajrore.
Një radar që nga koha e Luftës së Ftohtë është e vetmja gjë që të zë syri në këtë cep të akullnajës së Groenlandës.
Pilotja, majorja Dia Ham i njeh avionët që nga shkolla e mesme, por… të ulet mbi dëborë? Kjo është diçka krejt e re për të.
“Është ndryshe të ulesh në një sipërfaqe të pazakontë. Jam ulur me avion mbi sipërfaqe me guralecë, dysheme alumini apo sipërfaqe prej rëre, por akulli është krejt ndryshe”.
Ham punon për Rojat Kombëtare Ajrore, misioni i të cilave është të bartin njerëz, pajisje, ushqime e furnizime të tjera jetike në stacionet kërkimore të zonave më të largëta dhe të vështira të botës…
…si Summit Station, që gjendet më shumë se 600 kilometra në veri të Rrethit Arktik dhe 3200 metra mbi nivelin e detit.
Shkencëtarët jetojnë e punojnë këtu gjithë vitin; ata studiojnë akullin, atmosferën, yjet dhe shumë më tepër.
Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa Rojet Kombëtare Ajrore, ndryshe RKA, thotë teknikja e shkencës, Marissa Goerke.
“Pak a shumë gjithçka që iu zë syri është sjellë këtu nga RKA-ja. Edhe karburanti, që e bën këtë vend të funksionojë”.
Mirëmbajtja dhe ruajtja e avionit nënkupton fluturime vjetore në këtë rrip bore, thotë komandanti i njësitit ushtarak, majori Emery Jankord.
“Këtu trajnohemi kryesisht. Praktikojmë uljet e ngritjet me avion, si dhe bëjmë prova për t’iu afruar radarëve ajrorë”.
Jankord thotë se kjo pikë trajnimesh dikur ka qenë në vijën e parë të Luftës së Ftohtë.
“Kemi pasur një tjetër mision këtu me radarët e Paralajmërimeve të Hershme në Largësi”.
“Dikur u quajt Linja e Paralajmërimeve të Hershme në Largësi, por sot njihet si linja LPH”.
Paralajmërimet e hershme ishin një zinxhir radarësh që rrethonin Arktikun. Kjo linjë u ndërtua në vitet ‘50, në kulmin e Luftës së Ftohtë.
“Arktiku dikur i pakalueshëm, sot ka shtigjet më të shpejta për sulme nga një pjesë e madhe e vendeve të Europës dhe Azisë”.
Për ndërtimin e radarëve në akullnajën e Groenlandës duheshin avionë që mund të çonin, tonelata çeliku dhe ingranazhesh në vende të largëta me ngricë, por më pas edhe ushqim, karburant e pajisje.
Këto pika janë të braktisura sot. Ekuipazhi i fundit u largua nga këtu në vitin 1988.
Por avionët ende fluturojnë nga këto anë.
Avioni i 109-të çon sot shkencëtarë në Groenland e Antarktidë, duke i ardhur kësisoj në ndihmë shkencës.