KLSH godet mafien e tokave në Kolonjë

Janë regjistruar prona pa dokumentacion (në ndarje jo sipas ligjit) me sipërfaqe 14091 ha, regjistruar prona nga transferimi me diferencë prej 145036 m2 nga VKM dhe regjistruar prona në përdorim (të okupuara forcërisht) në kundërshtim me ligjin për sipërfaqe 201711 m2 pa njoftuar organet kompetente duke kthyer në disa raste dhe zërin kadastral “Rezervuar, rrugë, etj.,” për sipërfaqe 96665 m2. Janë kryer regjistrime, duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privatë nga forma “shtet” një sipërfaqe tokë bujqësore prej 99665 m2.
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 284/1, datë 15.03.2017, ka përfunduar auditimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kolonjë, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2014-2016”.
Me vendimin nr. 74, datë 30.06.2017 të kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresën nr. 284/3, datë 04.07.2017, i janë rekomanduar Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kolonjë, masa me karakter organizativ, teknik (kufizimin e pasurive të trajtuar në këtë auditim) me qëllim parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në transaksionet me pronat.
Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cenuar interesin publik e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privatë e grup personash në mënyrë të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për: TH.GJ., dhe A.D., me detyrë ish-regjistrues dhe A.M., me detyrë specialist/hartograf, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:
– Në 17 raste për sipërfaqe 14 091 ha, (nga kjo: 6 raste pyjesh sip. 5277 ha, 8 raste kullota sip. 3196 ha, 2 raste tokë pa fryt sip. 39 ha dhe një rast tokë arë 579 ha,) kanë regjistruar në hipotekë pasuritë e paluajtshme në bashkëpronësi në % takuese për secilin trashëgimtar përfitues, pasi nga ana e KKKP ish-pronarëve vendimet janë marrë në bazë fshati duke futur pasuri si rrugë, liqene, toka pa fryt, etj., që nuk janë objekt i kthimit të pronës, si dhe nuk janë të shoqëruara me plan rilevimi. Regjistrimet janë bërë në hipotekë dhe për këto vendime në asnjë rast, nuk është kërkuar ligjshmëria e tyre në AKKP, si dhe të kërkohej nga Avokatura e Shtetit nëse këto vendime nuk ndodhen në procese gjyqësore. Këto veprime janë në papajtushmëri me pikën 10.6, Kreu II të Regullorës nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, të ndryshuar.
– Në 9 raste ZVRPP Kolonjë ka regjistruar në hipotekë kontrata koncesionare të lidhura nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dhe shoqërive private, pa përcaktuar zonën kadastrale, numrat e pasurive që ky investim do të ndërtohet, sipërfaqen që do të zërë, statusin juridik të pronës mbi të cilën shtrihet investimi, mënyrën e marrëdhënieve që do të krijohen me pronarët e pronave që prekin këto objekte, si dhe nuk kanë marrë leje ndërtimi nga organet kompetente mbi 6 vjet.
– Në regjistrimin e pronave të transferuara me VKM nr. 1108, datë 30.12.2015 “Për transferimin, nga MBZHU tek Bashkia, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”, për Bashkinë Ersekë janë kaluar 51 burime ujore si rezervuarë kanale ujitëse dhe stacione pompimi janë regjistruar vetëm 4 rezervuarë dhe nuk është kryer asnjë veprim për regjistrimin e 41 rezervuarëve të tjerë, si dhe kanalet dhe stacionet e pompimit, si dhe regjistruar në tre raste sipërfaqe më tepër + 126543 m2 dhe regjistruar më pak në një rast -18493 m2.
Në 131 raste për sipërfaqen 201711 m2 e cila rezulton se ësht? okupuar nga qytetarë të ndryshëm në 4 fshatra (Blush për 29 raste me sip?rfaqe 25101 m2; Rehovë për 16 raste, sip. 8199 m2; Bloshanj për 19 raste, sip 53901 m2 dhe në fshatin Luaras p?r 67 raste me një sip?rfaqe 114510 m2).
– Në 88 raste, sipas dokumentacionit të administruar janë regjistruar pasuri të llojit “Tokë Bujqësore” me pronar “Shtet” për sipërfaqen 220187 m2, e cila rezulton se, ësht? okupuar nga qytetarët e lartpërmendur. Gjithashtu, konstatohet se në 11 raste personat “pronarë” okupues janë trajtuar edhe sipas Ligjit nr. 7501, dat? 19.08.1991 “Për tokën bujqësore”. Nga verifikimi rezulton se këto persona kanë përfituar në bazë të Ligjit nr. 7501, dat? 19.08.1991 “Për tokën bujqësore”. Me këta qytetarë nuk ka asnjë veprim komunikues nga institucionet p?rkat?se poseduese t? pronave, pasi pasuri e Bashkisë Ersekë (ose ish-komunave).
– Në 2 raste është regjistruar në emër të qytetarit R.P., objekti “Pikë shitje karburanti” pasuria nr. me sipërfaqe 1400 m2 truall dhe nd?rtes? 8,75 m2, dhe qytetarit S.R., me sipërfaqe 500 m2, me emërtim truall dhe 293 m2 nd?rtes? për të cilat mungojnë dokumentet tekniko-ligjore sipas ligjit.
Sa më sipër rezulton se, mosdhënia me qira ka patur efekte financiare, pasi duhej llogaritur qiraja e papaguar nga subjektet vetëm për periudhën 3-vjeçare nën auditim 01.01.2014 deri më 31.12.2016, (pra 36 muaj), sipas nenit 14 të Ligjit nr. 8318/1998, i ndryshuar.
KLSH, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kolonjë, konkretisht, TH.GJ., dhe A.D., me detyrë ish-regjistrues dhe A.M., me detyrë hartograf, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën nr. 284/9, datë 20.07.2017, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin, etj., duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.