Kaos në futbollin gjerman

Një ngjarje e shëmtuar ajo që ndodhi të martën në ndeshjen mes Holstein Kielit dhe St.Paulit në Divizionin e Dytë gjerman, e cila përfundoi 0-1 në favor të St.Paulit. Disa huliganë të skuadrës vendase, para fillimit të takimit u futën në fushë dhe hodhën fishekzjarre drejt tifozëve mik si dhe më pas patën një përleshje me futbollistët dhe drejtuesit e klubit.
Një kaos i vërtetë që rrallë herë mund të shihet në një ndeshje futbolli dhe në një shtet si Gjermania, e cila shquhet për rregullat e forta. Federata e Futbollit pritet të marrë masa ndëshkuese për skuadrën vendase, e cila është përgjegjëse për incidentin e shkaktuar.