James, fantastik!

Bayern Munchen fitoi 3-0 në supersfidën me Schalken dhe merr kreun e klasifikimit në Bundesligën gjermane, të paktën për pak orë, në pritje që Borussia e Dortmundit të zbresë në fushë. Robert Lewandowski me 11-metërsh i dha avantazhin bavarezëve në Gelsenkirchen, pas vetëm 25 minutave lojë, por sfida në favor të bavarezëve u vendos nga paraqitja fantastike e James Rodriguez.
Kolumbiani realizoi golin e dytë në të 29-ën, ndërsa në pjesën e dytë të lojës dha asistin për rrjetën e tretë, të realizuar nga Arturo Vidal, që vulosi edhe suksesin e skuadrës së Ançelotit. Pas kësaj fitoreje, Bayerni merr vendin e parë me 12 pikë, dy më shumë se sa Dortmund, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Java e pestë e Bundesligës nisi me fitoren 2-0 të Borussia Moenchengladbach përballë Stuttgard. Një ndeshje e ekuilibruar dhe mjaft e luftuar, me skuadrën e Hecking që siguroi suksesin falë dy golave të Raffael në pjesën e dytë të lojës. Me këtë triumf, Gladbach regjistroi fitoren e dytë në shtëpi për këtë sezon dhe ngjitet në kuotën e 8 pikëve.
Robert Lewandowski mund të jetë duke luajtur vitin e tij të fundit te skuadra gjermane, Bayern Munich. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ende nuk e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich, por ka dhënë disa shenja të qarta.
Fillimisht kishte kritikuar skuadrën që nuk po transferon lojtarë të mëdhenj, me të cilët do të mund të përmbushte ëndrrën e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve. Sipas “Bild”, Lewandowski ka filluar kursin e gjuhës spanjolle, në mënyrë që vitin e ardhshëm të jetë i gatshëm kur të transferohet në Real Madrid. Mbetet të shihet nëse Reali do të tentojë transferimin e tij në vitin 2018, kur Lewandowski do të jetë pothuajse 30-vjeçar.
Edhe Manchester City po synon ta transferojë Robert Lewandowskin nga Bayern Munich. Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po mendon që ta transferoj Robert Lewandowskin nga Bayern Munich gjatë janarit. Thuhet se Guardiola ka dërguar disa sakutë për ta përcjell polakun në fitoren e Bayern Munichut ndaj Mainzit (4:0). Guardiola ka raporte të mira me Lewandowskin, me të cilin ka punuar te Bayern Munich. Sipas “The Sun”, Guardiola mund të përfitojë nga raportet e mira që ka me polakun.