Espanyol i merr pikë Villarrealit në transfertë

Vilarrealli dështoi të ruante vazhdimësinë e rezultateve në javën e pestë të La Ligas ndaj Espaniolit. “Nëndetësja e Verdhë” nuk e shfrytëzoi si duhet mbështetjen e tifozëve, duke lënë 2 pikë të vyera në shtëpi dhe humbur mundësinë për të siguruar fitoren e tretë radhazi në La Liga.
Rasti i parë për gol u shënua në portën e vendasve, me krosimin e Pablo Piattit që në minutën e 7-të gjeti kokën e Jurados, por topi përfundoi mbi tra. Tjetër moment i vështirë për Villarrealin në minutën e 21-të, por edhe në këtë rast goditja e Leo Babtistaos nuk përfundoi në rrjetë për meritë të portierit.
I pafat në të 35-ën Manuel Trigueros, për të cilin mund të kishte qenë goli më i bukur në karrierë, ndërsa goditja e Bakambu në fund të pjesës së parë u kontrollua nga Lopez. Me gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave për të gjetur golin, rezultati mbeti i pjesës së parë 0-0, duke zhgënjyer ekipin vendas.