City mendon rinovimin me Gabriel Jesus

Gabriel Jesus është një nga lojtarët më të mirë dhe më në formë te Man. City, por praktikisht është një ndër më pak të paguarit. Sulmuesi brazilian që zbarkoi në janarin e këtij viti tek Citizens ka një pagë prej 70 mijë paund në javë, por tani ai është një titullar i padiskutueshëm dhe në 15 ndeshje si titullar ka shënuar 12 gola. Klubi ka ndërmend të përmirësojë pagën e talentit brazilian me një kontratë të re, ndoshta duke dyfishuar në 140 mijë paund.