Bilanc tragjik, 30 fëmijë të vdekur nga aksidentet në 1 vit e 8 muaj

Nga janari i vitit të kaluar deri më 31 gusht të këtij viti nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën 30 fëmijë. Ky është bilanci tragjik i raportuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore, e cila ka ndërmarrë një nismë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.
Ngjarjet e rënda kanë lënë 64 fëmijë të plagosur rëndë dhe 272 me plagë të lehta. Shifrat tronditëse të policisë u publikuan dje bashkë me këshillat për të vendosur rripin e sigurimit dhe nisjen e një fushate gjobash dhe këshillimi në rrugët e Shqipërisë.
Për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.
Në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE-së në kuadër të “Operacioneve Tispol”, të rekomanduara nëpërmjet Misionit “PAMECA V në Tiranë”.
Oraret e kontrolleve të përqendruara: 09:00-11:00 dhe 17:00-20:00;
Shtrirja e kontrolleve: Gjithë akset rrugore dhe zonat urbane;
Mjete të kontrolluara: 18,230 gjithsej;
Drejtues të ndëshkuar për mosvendosje rripi sigurimi: 2170;
Leje drejtimi të pezulluara për transport të parregullt fëmijësh: 36;
Synimi i kontrollit “TISPOL-SHTATOR 2017”:
Ndërgjegjësimi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transportin e fëmijëve.
Bashkimi dhe “përqafimi i rekomandimit dhe aksionit të përbashkët” të grupimit të Policive Rrugore të vendeve të Bashkimit Europian në javën e fushatës së ndërgjegjësimit të zbatimit të rripave të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, aksion dhe kontroll që kryhet njëkohësisht në një javë nga të gjithë Policitë Rrugore të mësipërme;
Transporti i sigurt i fëmijëve është një nga prioritetet në të gjithë vendet e BE-së dhe një nga prioritetet edhe të Policisë Rrugore në Shqipëri;
Komunikimi dhe këshillimi + edukimi gjatë javës me një numër të madh drejtuesish mjetesh dhe prindër që transportojnë fëmijë nga banesat në drejtim të shkollave të çdo niveli dhe anasjelltas;
Gjatë periudhës 1 janar 2016 deri më 31.08.2017 kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç dhe pasojat janë 30 fëmijë të vdekur; 64 të plagosur rëndë; 272 të plagosur lehtë.
“Drejtues mjeti, prindër: vendosja e rripit të sigurimit shpëton jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Nuk ka më të shtrenjtë se se jeta e fëmijëve. Duke vendosur rripin e sigurimit ju jeni bërë aleat me Policinë Rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.