Barcelona ofroi 140 milionë për Grizman

Antuan Grizman ka qenë zgjedhja e parë e Barcelonës për të zëvendësuar të larguarin Nejmar dhe jo Ousman Dembele. Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas është munduar në të gjitha mënyrat të shkëpusë yllin francez nga Atletiko Madrid, por pa sukses.
Sipas “Onda Cero”, Barcelona kishte arritur të ofronte deri në 140 milionë euro për francezin, por klubi madrilen as nuk e ka marrë në konsideratë idenë e largimit të futbollistit, të cilin Simeone e cilëson të pazëvendësueshëm.
Në fakt, Grizman ka një klauzolë largimi prej 200 milionë eurosh në kontratën e tij, por katalanasit nuk kishin ndër mend të paguanin një shifër të tillë. Ndërkaq, ata kishin bërë një ofertë të dytë, këtë radhë për Saul Ninguez, për një shifër prej 80 milionë eurosh. Edhe kjo u kthye mbrapsht me një “jo, faleminderit” nga Atletiko, i cili i ka vënë atij një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh.
Leon Goretzka, mesfushori i Schalkes, mund t’i bashkohet Barcelonës në janar të vitit 2018. Drejtuesit e Barcelonës po mundohen që të arrijnë marrëveshje me mesfushorin e Schalkes, Leon Goretzka, shkruan “Sport Bild”. Goretzka ka kontratë me ekipin gjerman deri në fund të sezonit, por në janar të viti 2018 mund të nënshkruaj me klubin e ri si lojtar i lirë.
Por, Barcelona do ta ketë edhe konkurrencën e gjigantit gjerman, Bayern Municut për Gorketzkan.