Aubameyang: Milani më interesonte por…

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e fsheh faktin se ka negociuar kalimin te Milani në verë dhe se rikthimi te kuqezinjtë ishte një dëshirë e tij e madhe. Sulmuesi i Dortmundit rrëfen se Milani e ka kontaktuar, duke i bërë një ofertë dhe se ishte shumë i interesuar për projektin e klubit, por në fund nuk u realizua. Sipas tij, ishin shumë arsyet e dështimit të këtij transferimi, të cilat nuk i bëri të ditur, por tha se tani është i fokusuar të bëjë më të mirën me Dortmundin.