Andre Silva do të luajë nga fillimi

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka treguar se Andre Silva do të luajë nga fillimi kundër Spal. Italiani Vincenzo Montella ka gëzuar sulmuesin portugez Andre Silva, për të cilin tha se në ndeshjen e ardhshme ndaj Spal do të luajë nga fillimi.
Portugezi nuk ka startuar asnjë ndeshje këtë sezon në Serie A, por ka luajtur rregullisht në Europa League. “Silva ishte i involvuar në ndeshjen e të dielës edhe pse nuk luajti, i vetmi lojtar që dihet kush do të luajë nesër është ai. Tani jam duke menduar vetëm për lojtarin që do të luajë përkrah tij në sulm”, tha Montella gjatë konferencës për mediat.