Pique për Neymar: Lamtumirë, vëllain im i vogël…!

Pique shkruan për Neymarin në rrjetet sociale. Herën e fundit që e ka bërë këtë ka qenë e famshmja “qëndron”. Dje ka përdorur profilin e tij në Instagram për t’i thënë lamtumirë mikut, i cili tani është zyrtarisht lojtar i PSG-së. Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka përdorur një foto të një përqafimi me Neymar dhe i ka kushtuar një postim. Këtu po e riprodhojmë tekstin: “Që kur ti erdhe, unë të pashë në gjithçka si vëllain e vogël. E përkryer mënyra jote e të kuptuarit të jetës dhe futbollit. Ne ishim shumë të ngjashëm, ndaj u lidhëm me shpejtësi. Ka qenë një kënaqësi e madhe që të të kem pasur në anën time gjatë këtyre viteve. Unë nuk do ta harroj të gjithë kohën që kemi kaluar së bashku, brenda dhe jashtë fushës. Jam i lumtur që fitove gjithçka me fanellën e Barcelonës. Kjo do të mbetet përgjithmonë. Lojtarët si ti e bëjnë këtë klub të madh dhe historinë e tij. Unë shpresoj që ti do të kesh një karrierë të madhe edhe në të ardhmen. Ti meriton që ëndrrat që të kanë mbetur për t’u bërë realitet të realizohen në Paris. Dhe së fundi, mos harro të bësh gjithmonë atë, që bënte miku ynë JC: Magji. Të dua, Gerard”.