Qëndrat e votimit për garën në PD në të gjithë vendin

Gazeta zbardh sot listën me degët e PD ku të shtunën e 22 korrikut anëtarësia e Partisë Demorkatike do të votojë për të zgjedhur Kryetarin e PD.
Komisioni ka vendosur që kryesitë e degëve të PD në rrethe janë përgjegjëse për organizimin e votimit që do të zhvillohet më 22 korrik. Çdo degë ka një qendër votimi. Ambientet ku do të kryhet votimi do të miratohen nga ky komision, sipas propozimeve që do të vijnë nga degët, jo më vonë se 12 korriku. Në selinë qendrore do të ngrihet qendra e degës nr. 2, ku do të votojnë përveç anëtarëve të thjeshtë, edhe anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit Kombëtar, deputetët e vjetër e të rinj. Deputetët e rinj kanë të drejtë të votojnë dhe në vendet ku ata janë me banim. Në çdo qendër votimi do të ngrihet një komision që e miraton kryesia e degës, kryetar do të jetë një nga n/kryetarët e degës dhe dy anëtarë, dhe nga një përfaqësues për secilin kandidat.
Statuti i PDSH dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tij, si dhe organizmat e PDSH garantojnë garë të ndershme, të drejtë dhe të barabartë për këdo që dëshiron të kandidojë.
Që nga data 28.06.2017 në PDSH nuk ka patur dhe nuk do të ketë anëtarësime të reja derisa të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryetarit të saj.
Listat e anëtarësisë administrohen sipas Statutit dhe rregullave të përmendura më sipër. Çdo degë e PDSH ku do të votohet për Kryetarin e PDSH do të marrë në avancë në përputhje me vendimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale kopje të listës së anëtarësisë të degës së saj, të cilën ajo e disponon edhe në degë. Listat e votimit sipas përcaktimeve në Statut do të administrohen nga Komisioni i Votimit, i cili kryesohet nga kryetari ose sekretari i degës dhe anëtarë të tjerë që i zgjedh Kryesia e Degës. Çdo kandidat do të ketë vëzhgues në çdo komision votimi.
Çdo degë e PDSH administron databazën e anëtarësisë së saj. Çdo ndryshim në databazën në qendër bëhet vetëm me kërkesën zyrtare të degës shoqëruar me dokumentacionin e plotë të anëtarit që shtohet apo largohet.

Dega                             Vendi i votimit

Shkodër                          Selia e Degës
Vau Dejës                       Lokali “Armando”, Stajkë, Nj.A Bushat
Malësi e Madhe                Selia e Degës
Pukë                               Selia e Degës
Lezhë                             Pallati i Kulturës
Kurbin                            Pallati Kulturës Laç
Mirditë                            Pallati Kulturës
Kukës                             Pallati Kulturës “Hasan Prishtina”
Has                                Selia e Degës
Tropojë                          Muzeu Historik
Dibër                             Pallati Kulturës
Mat                                Selia e Degës
Bulqizë                           Selia e PD Bulqizë
Durrës                            Pallati i Kulturës
Shijak                            Pallati i Kulturës
Krujë                             Selia e Degës
Fushë Krujë                    Selia e Degës
Tirana 1                         Selia e Degës
Tirana 2                         Selia Qendrore e PDSH-së
Tirana 3                         Selia e Degës
Tirana 4                         Selia e Degës
Tirana 5                         Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali
Tirana 6                         Selia e Degës
Tirana 7                         Selia e Degës
Tirana 8                         Selia e Degës
Tirana 9                         Selia e Degës
Tirana 10                       Selia e Degës
Tirana 11                       Selia e Degës
Tirana 12                       Selia e Degës
Tirana 13                       Selia e Degës
Tirana 14                       Ambjent privat në Tufinë
Vorë                              Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë
Kamëz                           Pallati i Kulturës
Paskuqan                       Selia e Degës
Kavajë                          Qendra Kulturore ” Aleksandër Moisiu”
Rrogozhinë                    Kinemaja
Elbasan                         Teatri “Skampa”
Belsh                            Ambjent Privat Bardhul Tafani
Cërrik                           Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla
Librazhd                       Selia e Degës
Prrenjas                       Selia e Degës
Gramsh                        Selia e Degës
Peqin                           Selia e Degës
Korçë                           Selia e Degës
Maliq                           Selia e Degës
Pogradec                      Pallati i Kulturës
Devoll                         Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht
Kolonjë                       Selia e Degës
Berat                          Selia e Degës
Ura Vajgurore              Selia e Degës
Kuçovë                       Selia e Degës
Poliçan                       Zyra elektorale, Bulv Kryesor
Skrapar                      Selia e Degës
Fier                           Holli i Kinoteatrit Fier
Roskovec                   Selia e Degës
Patos                        Pallati i Kulturës
Lushnje                     Muzeu Historik
Mallakastër                Pallati Kulturës, Ballsh
Vlorë                        Pallati Labëria
Selenicë                    Fshati Peshkpi, Ambjent Privat Daver Kuci
Delvinë                     Hasan Alizoti
Sarandë                    Selia e Degës
Gjirokastër                Kinoteatri “Zihni Sako”
Përmet                     Qendra Multikulturore (Shtëpia e Kulturës)
Këlcyrë                    Lokal  Elton Ademi
Memaliaj                  Selia e Degës
Tepelenë                  Selia e Degës
Këshilli Kombëtar            Selia Qendrore e PDSH-së
Kryesia e PDSH               Selia Qendrore e PDSH-së
Deputetet ekzistues         Selia Qendrore e PDSH-së
Deputetet e rinj              Selia Qendrore e PDSH-së