Zekthi: Si funksionoi mekanizmi i blerjes së votave

Kandidati për deputet në listën e PD në qytetin e Elbasanit, Fitim Zekthi, ka shpjeguar në një intervistë mekanizmin se si është blerë vota për zgjedhjet e 25 qershorit gjatë fushatës elektorale. “E kam thënë dhe gjatë fushatës sime, një korrës bari në bashki apo një roje kanali në bashki, nëpunës i zakonshëm ishte agjenti bazik elektoral dhe bënte 99 lëvizje të mundshme për 20 vota që kishte objektiv, 20 i shumicës në pushtet. Ky agjent bazik vota të fisit të vet. Ky lëviz 100 gurë, paguan para, bën gjithçka të mundshme t’i marrë këto vota. Paratë vijnë nga korrupsioni”. “Paratë i merr nga kryetari i Bashkisë apo ndonjë biznesmen i lidhur me të. Është ndërtuar një strukturë ekonomike klienteliste. Sipër këtij agjentit bazik, lojtari i fundit që shkon tek votuesi, ka njerëz e njerëz që mbërrijnë deri tek zyrtari më i lartë i vendit. Janë fenomene të njohura. Çështja është a do të lejojmë ne që të jemi si Kolumbia dhe Afganistani? Është deformuar vullneti i votuesve masivisht nëpërmjet këtij mekanizimi, këtë gjë në radhë të parë e ka bërë PS, e dyta LSI dhe PDIU”.