Villar del para gjykatës

FILE PHOTO: Spain's Football Federation President Angel Maria Villar talks to journalists after signing a cooperation agreement for a joint bid for the 2018 World Cup with Portugal's Football Federation in Lisbon January 19, 2009. REUTERS/Nacho Doce/File photo

Presidenti i Federatës spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar prezanohet përpara gjykatës për të dëgjuar akuzat për korrupsion. Bashkë me numrin 1 të Federatës, përpara gjykatësit ishin edhe djali i tij Gorka Villar dhe vartësit Juan Padron e Ramon Hernandez Baussou. Sevilla nuk heq dorë nga misioni për të rikthyer në shtëpi Jesus Navas. Klubi andaluzian po negocion me Manchester City për të finalizuar marrëveshjen. Navas u transferua në Premier League 4 sezone më parë, por tashmë në moshën 31-vjeçare ai synon të rikthehet te klubi ku ka luajtur 376 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola.
Valencia mohon interesimin për mesfushorin e Interit, Gary Medel. Klubi spanjoll thekson se nuk ka hyrë në bisedime me zikaltërit për të transferuar lojtarin. Drejtori i Përgjithshëm, Mateu Alemany saktëson se Medel nuk është një prej emrave në listën e klubit për merkaton e verës.
Drejton klubin e Realit të Madridit, por Florentino Perez ka qenë përherë adhurues i konkurrencës së pastër sportive. Numri 1 i klubit merengues bën një deklaratë diplomatike teksa shprehet i lumtur që Milani po rikthehet sërish skuadra e kohërave të vjetra, duke theksuar se janë pikërisht kuqezinjtë rivalët e Realit të Madridit në Europë.