Skandal! Po përgatitet skenari i vitit të kaluar me maturantët

Ish-sekretari i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca po përsërit skenarin e vitit të kaluar me maturantët për pranimin në universitete. Një maturant i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, është e pamundur të informohet rreth listës së maturës së këtij viti, ku përfshihen llogaritja e pikëve të secilit dhe fituesit.
“Maturanti dixhital jep alarmin! Po përsëritet skenari i vitit të kaluar! Lexojeni kurthin që Plarent Ndreca ju kurdis”, shkruan Berisha në Facebook. “Përshëndetje nga unë, viktimë e sistemit të dështuar arsimor. I nderuar zoti ish-Kryeministër, jam maturant dhe sot janë hapur aplikimet për të plotësuar formularët për universitete. Kemi afat deri nesër për t’i dërguar. Kam gjithë ditën që mundohem të gjej listat me fituesit e fundit të maturës 2016, por është e pamundur.
Kam dërguar email-e në Ministrinë e Arsimit, te Akp, në universitete dhe 2 prej tyre që morën mundimin të më kthenin përgjigje më thanë që nuk kanë informacion. Më fal, tani ku mund të drejtohem tjetër? Çdo vit të dhënat kanë qenë në internet si formulat e llogaritjes së pikëve dhe listat e fituesve të mëparshëm. Si duket korrupsioni nuk po ulet ashtu siç shitet nëpër media, por rritet duke shkatërruar të ardhmen e të rinjve shqiptarë, që i shtyn të braktisin vendin, përfshirë këtu dhe mua. Ashtu si matura e vjetshme që dështoi totalisht, i njëjti fat na pret edhe këtë vit. Suksese të gjithë maturantëve”, shkruan maturanti nga Tirana.