Orban-Netanjahu: Jo një rend i ri botëror i prirur nga e majta

Budapest : Staying on a four-day official visit in Hungary, Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu, left, speaks during his joint press conference with his Hungarian counterpart Viktor Orban, right, in the Parliament building in Budapest, Hungary, Tuesday, July 18, 2017. AP/PTI(AP7_18_2017_000213B)

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp të martën në Budapest, kryeministri hungarez Viktor Orban e siguroi edhe një herë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu se ai është në anën e shtetit të hebrejve dhe kundër antisemitizmit.
Takimi u mbajt mes shqetësimesh se qeveria e krahut të djathtë të Orbanit ushqente antisemitizmin.
Në krah të Netanjahut ditën e martë, Orban u përpoq të distancohej nga komentet që bëri muajin e kaluar në nder të Miklos Horthy, lideri hungarez i kohës së luftës dhe njëkohësisht aleat i Hitlerit. Orban më përpara e ka quajtur Horthyn, i cili lejoi deportimin e më shumë se gjysmë milion hebrejve hungarezë në kampet naziste të përqendrimit gjatë Luftës së II Botërore, një “burrë shteti të jashtëzakonshëm”, i cili rindërtoi vendin pas luftës.
“Është detyra e çdo qeverie hungareze të mbrojë shtetasit, pavarësisht kombësisë së tyre. Gjatë Luftës së II Botërore, shteti hungarez nuk e respektoi këtë detyrë morale dhe politike”, tha Orban gjatë një konference të përbashkët me Netanjahun. “Ky është një krim, pasi ne zgjodhëm të bashkëpunonim me nazistët, në vend që të mbronim komunitetin hebre. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë kurrë më. Qeveria hungareze do t’i mbrojë të gjithë shtetasit e saj në të ardhmen”.
Të dy vendet janë kundër rendit të ri botëror që priret nga e majta, si dhe i bashkon fakti që nuk bien dakord me politikanët e vendeve perëndimore për kontestimin që i kanë dhënë presidentit të Amerikës, Donald Trump. Dy kryeministrat janë cilësuar për këto arsye “vëllezër shpirtërorë” nga media hungareze. Netanjahu e pranoi menjëherë ndjesën nga ana e Orbanit.
“Orban më siguroi edhe një herë në lidhje me çështjen e antisemitizmit. E vlerësoj këtë. Janë fjalë shumë të rëndësishme”, u shpreh Netanjahu.

Kundër Sorosit
Të dy liderët i bashkon gjithashtu të qenit kundër George Sorosit, financieri dhe filantropisti amerikano-hebre, të cilin ata e shikojnë si një faktor kyç të rendit liberal botëror. Në muajin prill, qeveria hungareze miratoi një ligj, i cili krijon mundësitë për mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore në Budapest që sponsorizohet nga Sorosi. Ky i fundit e themeloi këtë universitet pas Luftës së Ftohtë për t’i dhënë një shtysë më tej humanizmit dhe demokracisë liberale në shtetin që dikur ishte komunist.
Sorosi mbështet financiarisht organizata të ndryshme që veprojnë në Izrael, përfshirë Human Rights Watch, e cila vazhdimisht kritikon mënyrën se si Netanjahu qeveris.
Orban dhe Netanjahu adresuan kritika të shumta ndaj grupeve për të drejtat e njeriut.
“U kërkojmë t’u shmangen sulmeve populiste për të drejtat themelore të njeriut dhe t’i mbrojnë e respektojnë këto të drejta, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, përfshirë ata që artikulojnë të vërteta të hidhura për shkelje ligji apo dhunim të të drejtave të njeriut”, tha Julia Ivan, drejtoresha e Amnesty International në Hungari.