Morata tek Chelsi

Sulmuesi Alvaro Morata do të jetë lojtari i ri i Çelsit ku do të zëvendësojë Diego Kostën thuajse të larguar. Mediat spanjolle bëjnë me dije se sot është arritur një marrëveshje mes Realit të Madridit dhe klubit londinez, e cila e dërgon Moratën në Angli për shumën e 80 milionë eurove.
Në orët e ardhshme pritet që gjithçka të zyrtarizohet dhe spanjolli të largohet nga Los Anxhelos, aty ku skuadra e Realit po zhvillon fazën përgatitore.
Blutë e Londrës mposhtën Milanin në “luftën” për shërbimet e 24-vjeçarit, duke arritur akordin për transferimin e tij te skuadra e Antonio Kontes, pas dështimit me Lukakun, i cili zgjodhi të transferohej tek rivalët e Mançester Juanajtid.
Hapësirat e pakta te Reali i Madridit, bënë që sulmuesi të mendonte për një aventurë të re, ku të kishte më shumë mundësi aktivizimi. Gjatë sezonit të fundit, në 26 takime me fanellën e madrilenëve, Morata arriti të shënonte 15 gola.
E ardhmja e Mateo Kovaçiç mund të jetë Premier League. Mediat britanike raportojnë se mesfushori i Realit të Madridit shumë shpejt mund t’i bashkohet skuadrës së Tottenham. Kroati që prej momentit kur u transferua në radhët e “Los Blancos” nuk ka patur shumë minuta në dispozicion. Nga ana tjetër pritet që në ditët në vazhdim Spursat mund të paraqesin ofertën e tyre.
Arsene Wenger nuk heq dorë nga Alexi Sanchez. Tekniku i “Topçinjve të Londrës” në një intervistë të dhënë ka përsëritur edhe një herë tjetër se sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit Londinez dhe se çdo ofertë që do vijë në drejtim të tij do të refuzohet.
Kyle Walker entuziast për transferimin e tij tek Man.City. Blerja më e re Citizens ka folur për skuadrën e tij të re. Walker u shpreh se ai do të japë kontributin e tij maskimal për skuadrën si dhe shpreson që ky sezon të jetë i suksesshëm për Man.City.
Jose Mourinho i kënaqur më Romelu Lukaku. Tekniku portguez ka mbëtur i befasuar nga paraqitjet e sulmuesit belg. “Speciale One” shtoi se ai i ka dhënë besimin e tij maksimal 24-vjeçarit dhe se bashkë mund të arrijnë gjëra të mëdha në kampionat.