Monako reagon ashpër ndaj klubeve

Monaco's French forward Kylian Mbappe Lottin celebrates after scoring a goal during the French L1 football match Monaco (ASM) vs Troyes (ESTAC) on February 20, 2016 at the "Louis II Stadium" in Monaco. AFP PHOTO / VALERY HACHE / AFP / VALERY HACHE (Photo credit should read VALERY HACHE/AFP/Getty Images)

Monaco e ka publikuar një komunikatë për media përmes të cilës i dënon top klubet evropiane të futbollit për kontakte të paautorizuara me Kylian Mbappe. Ylli 18-vjeçar i Monacos është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në botën e futbollit, me PSG-n, Arsenalin dhe Real Madridin që flitet se e kërkojnë. Monaco nuk ka treguar se cilat klube iu kanë qasur ilegalisht sulmuesit francez, por ka thënë se shpreson se Liga e Futbollit e Francës dhe FIFA nuk do të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë përsëri. “AS Monaco me keqardhje njofton se klube të rëndësishme të futbollit evropian e kanë kontaktuar Kylian Mbappen [dhe rrethin e tij] pa qenë të autorizuara”.
“As Monaco dëshiron t’ua kujtojë atyre klubeve se veprime të tilla janë në kundërshtim me artikullin 211 të rregullores administrative të Ligës së Futbollit të Francës dhe në kundërshtim me artikullin 18.3 të Rregullores së Statusit dhe Transferimit të Lojtarëve të FIFA-s”, thuhet në komunikatën e Monacos.
Inter duket se ka arritur akordin për afrimin e dy futbollistëve të tjerë, në këtë merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin e Fiorentinës, Vecino dhe sulmuesin e Sampdorias, Patrick Schick. Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, drejtuesit zikaltër kanë mbyllur marrëveshjen fillimisht me menaxherin uruguajan të Fiorentinës. Kontratë 5-vjeçare, për Vecinon, me një pagë prej 3.2 milionë eurosh në sezon, ndërsa vjollcëve do t’ju paguhet klauzola prej 24 milionë eurosh, e ndarë në dy vite.
Menjëherë pas takimit me menaxherin e Vecinos, Piero Ausilio është takuar me drejtuesit e Sampdorias. Temat e takimit kanë qenë Patrick Schick dhe Davide Santon.
Zikaltrit kanë rënë dakord që të paguajnë për sulmuesin çek, menjëherë pasi të zhvillojë vizitat mjekësore në Milano, ndërsa Sampdoria ka kërkuar informacion për huazimin e mbrojtësit italian, Santon. Gjatë dy ditëve të ardhshme, pritet që të dy futbollistët të kryejnë vizitat mjekësore në Milano, ndërsa Vecino mund t’i bashkohet menjëherë ekipit në Kinë. Ndërsa sulmuesi çek, nëse kalon me sukses vizitat mjekësore, do të ulet të negociojë kontratën e tij me zikaltrit, para se t’i bashkohet grupit të Spalettit.
Ndërkohë, po të mërkurën, Ausilio është takuar edhe me menaxherin e ish-mesfushorit zikaltër, Mateo Kovaçiç, hapësirat e të cilit te Reali, duket se janë mbyllur. Kroati është përmirësuar shumë gjatë eksperiencës së tij në Madrid dhe ka disa klube të interesuar për afrimin e tij, por së fundi edhe zikaltrit po vlerësojnë mundësitë e rikthimit të Kovaçiç në Milano.