Konsulente si Ajola, me 78 milionë në vit, burri, një kreditor

Ajola Xoxa është shpesh në fokus të lajmeve rozë, për shfaqjet e saj me veshje e bizhuteri të shtrenjta, për rivalitetin mes grave të PS si dhe koketërinë që e karakterizon, ndërsa shfaqet gjithnjë e parapërgatitur para kamerave. Ashtu si bashkëshorti, edhe ajo përpiqet të pozojë bukur para aparatit fotografik, të shtrëngohet paksa për një buzëqeshje të shtirur a të sforcuar duke mbajtur përherë dorën e Erion Veliaj shtrënguar teksa të dy bashkë parakalojnë nëpër evente apo aktivitete të rastit. Nëse kërkon për eksperiencës profesionale të Ajola Xoxës në motorin e kërkimit në internet (Google), të shpalosen dhjetëra faqe me lajme e skupe mbi fotot e rralla të zbuluara të saj, mbi veshje, evente, ditëlindje, mashtrime për fustane të blera me mijëra euro, por gjoja të qepura me duart e gjyshes, për rivalitet me zonjave të tjera delikate të selisë rozë etj. Nuk gjendet asnjë informacion mbi profesionin e saj, megjithatëse aty këtu lexon mbi profesionin e saj si juriste, por edhe për shkollimin. Edhe pse nuk e ka shfaqur asnjëherë anën e saj profesionale në publik, në deklarimin e pasurisë së saj, Ajola Xoxa shfaqet si konsulente e zonja, e cila të gjithë burimin financiar të fituar prej saj e ka pikërisht nga konsulenca. Ajo rezulton se fiton në vetëm një vit rreth 78 milionë lekë vetëm për këshillat e saj ligjore. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, i cili rezulton si kredimarrës dhe me të ardhura minimale, Ajola shfaqet me rreth 10 llogari bankare në monedhën euro, dollarë edhe lekë. Në vetëm një vit, ajo rezulton të ketë të ardhura prej 85 mijë euro të ndara në disa llogari të ndryshme, gjithashtu të ndara në konto të ndryshme bankare, ajo ka të ardhura në monedhën vendase në shumën prej rreth 12 milionë lekëve, ndërsa ka të deklaruar edhe një tjetër llogari po në dollarë në shumën e 8.3 mijë dollarëve. Krahas këtyre të ardhurave, Ajola Xoxa rezulton që gjatë vitit 2016 të ketë blerë edhe një apartament me vlerën e 88 mijë eurove.

Dyshimet për fshehjen e pasurisë

Të dhënat e listuara në deklaratën e pasurisë së çiftit Veliaj lënë vend për ngritjen e shumë dyshimeve. Veliaj shfaqet si kreditor, ndërsa Xoxa si milionere. Ata mbajë të fshehur banesën ku jetojnë aktualisht si dhe burimin e vërtetë të të ardhurave të tyre. Deklarimi i Veliajt thuajse është bosh. Ai është kujdesur që vjedhjet prej miliona eurosh në dhjetëra tendera që nisi kur drejtonte Ministrinë e Punëve Sociale e gjatë drejtimit të Bashkisë Tiranë t’i fshehë pa lënë asnjë gjurmë. Ndërsa nga ana tjetër, të ardhurat e bashkëshortes Ajola, megjithëse në dukje janë më të larta se ato të Veliajt, sërish nuk janë të plota edhe pse kaq sa janë nuk e justifikojnë tërësisht burimin e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar gjatë vitit 2016 të shlyejë një kredi të marrë në gusht të 2015. Sipas deklarimit të pasurisë, ai vitin e kaluar ka shlyer 720 mijë lekë nga kredia, ndërkohë që ka për të shlyer edhe 5.8 milionë lekë. Të ardhurat nga paga për vitin 2016, Veliaj i ka pasur 1.5 milionë lekë, ndërkohë që ka deklaruar një llogari me 1.1 milion lekë dhe 1 mijë euro. Ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka deklaruar shitjen e një apartamenti 88 mijë euro. Veliaj ka deklaruar një rrogë rreth 12 milionë lekë të vjetra për vitin 2015, ku një pjesë e ka përfituar nga posti i tij si ministër i Mirëqënies Sociale dhe një pjesë tjetër si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas një vëzhgimi në Open Data për deklaratat e pasurisë në vitin 2015, Veliaj ka shtuar me 5288 dollarë një llogari bankare dhe me 5 307 euro një tjetër. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka deklaruar të ardhura nga aktiviteti i konsulencës ligjore, shumën prej 32 milionë lek të vjetra në vetëm një burim, ndërkohë ka fituar para të tjera nga shërbime të tjera konsulence. Ndërkaq, ajo ka përfituar gjithashtu edhe 1.7 milionë lekë nga konsulenca e saj në USAID. Kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar edhe një llogari bankare në lekë, me burim të ardhura ushtrim profesioni në vlerën 11 milionë lekë të vjetra. Edhe në këtë rast nuk dihet se cili ka qenë profesioni i ushtruar nga Veliaj në përfitimin e këtyre parave.

Pasuria e çiftit Veliaj

(Të ardhura të personave pjesë e Çertifikatës Familjare)
Bashkëjetuesja zonja Ajola Xoxa, të ardhura neto nga aktiviteti konsulencë ligjore, biznes i vogël me NIPT vlera 7 597 703 lekë.
2) Bashkëjetuesja Ajola Xoxa të ardhura nga konsulenca për B. Y. L. A financuar nga UNICEF në vlerën 112 400 lekë.
3) Bashkëshortja, të ardhura neto si drejtuese e konsulentëve, projekt i UNICEF, 153 000 lekë.
Të ardhura të tjera:
1) Gjendje llogarisë bankare, 1 172 042 lekë.
2) Gjendje llogarisë bankare, 1 025 euro.
3) Gjendje llogarisë bankare, 5 308 euro.
4) Gjendje llogarisë bankare, 8 295 dollarë .
5) Detyrime të papaguara në vlerën 5 815 846 lekë për kredi bankare disbursuar më 31.08.2015 me principal 6 100 000 lekë dhe afat shlyerje 180 muaj.
6) Bashkëjetuesja Ajola Xoxa gjendje llogarisë bankare, 40 254 euro.
7) Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 33 969 lekë.
8) Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 1 948 euro.
9) Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 13 273 lekë.
10) Bashkëjetuesja, kontratë finale blerje apartament banimi më 26.07.2016, porositur më 06.05.2012 së bashku me dy porositës të tjerë, të cilët janë tërhequr duke mbetur Znj. Xoxa blerëse e vetme, 88 641 euro.
11) Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare, 37 829 euro.
12) Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare, 1 574 lekë.
Shpenzimet e deklarueshme 2016-ës janë:
Është shlyer gjatë vitit 2016 vlera 720 826 lekë për një kredi me vlerë totale 6 100 000 lekë me afat 180 muaj e disbursuar me datë 31. 08. 2015. E mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2016 vlera 5 815 845 lekë.

Enton DACI