Hysaj dëshiron të shënojë gola te Napoli

NAPLES, ITALY - FEBRUARY 25: Elseid Hysaj of Napoli in action during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between SSC Napoli and Villarreal FC on February 25, 2016 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Elseid Hysaj është padyshim një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Europë. Nga pikëpamja mbrojtëse, të gjithë e cilësojnë si thuajse të pakalueshëm shqiptarin. Por meqë ai është një mbrojtës krahu, në Itali shpeshherë e shohin si mangësi në formimin e tij pasaktësinë para portës kundërshtare. Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe vetë Hysaj, i cili në një prononcim për mediat italiane, ka treguar se dëshira e tij për t’u përmirësuar më shumë ka të bëjë edhe me numrin e golave të shënuar. “Personalisht mendoj se duhet të rritem ende dhe që duhet të punoj më shumë për t’u përmirësuar. Do të më pëlqente të shënoja ndonjë gol më shumë. Është e vërtetë se me mënyrën e lojës tonë, nën drejtimin e Sarrit, ne mbrojtësit e krahut kemi pak mundësi shënimi, por do të dëshiroja që ta provoja”.
Por golat janë një ëndërr “dytësore” në krahasim me atë që po ndjekin napolitanët në këtë sezon, titullin kampion në Serinë A. “Nuk shohim të tjerët. Duhet të punojmë çdo ditë në grupin tonë për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm. Për sezonin e ri duhet të punojmë për të përmirësuar lëvizjet dhe për të evituar luhatjet e tensionit”, u shpreh ndër të tjera Hysaj.
Vazhdon te Pescara në Serinë B, do të rikthehet të luajë në elitën e futbollit italian apo ndoshta do të zgjedhë të provojë aventurën në një tjetër ligë europiane. E ardhmja e Ledian Memushajt mbetet mister, ndërsa presidenti i Pescarës, Sebastiani deklaroi se të gjitha vendimet do të merren në konsensus me mesfushorin kuqezi.
“Memushaj është një lojtar, i cili pëlqehet nga shumë skuadra të Serisë A, por edhe nga jashtë Italisë. Është lojtar i kombëtares shqiptare, ka luajtur në Kampionatin Europian dhe është mëse normale që të ketë oferta. Ne do t’i vlerësojmë me lojtarin”. Në Zvicër, ish-zëvendëstrajneri i kombëtares, Tramezzani këmbëngul ta afrojë 30-vjeçarin te Sioni. Drejtuesit e Pescarës provojnë të rezistojnë, duke theksuar se më parë duhen plotësuar kërkesat e tyre financiare për Memushajn.
“Ka dhe do të ketë kërkesa. Lediani ka kontratë edhe për tre vjet me Pescarën, praktikisht derisa të dalë në pension. Tramezzani e kërkon me ngulm te Sioni, por ne nuk e shesim askënd nën kosto. Megjithatë, nuk është e përcaktuar që kapiteni të largohet nga Pescara. Ne nuk nxitohemi dhe do t’i shqyrtojmë me kujdes ofertat, si në aspektin ekonomik për klubin, ashtu edhe për karrierën e lojtarëve”, tha ai.