Dy goditje “të vogla” dhe Perisiç

Perisiç në Kinë me Interin, buzëqesh pak por rëndësi ka që është nisur për turneun aziatik me zikaltërit. Spalletti nuk e fsheh që tratativat me Manchester United vazhdojnë, por ndërkohë vazhdon të ndiqet linja e klubit dhe drejtorit të ri Sabatino, që do të thotë se kroati mbetet në dispozicion të trajnerit deri sa Mourinho dhe United të mos ngrejnë ofertë, me pak fjalë të arrijnë në shifrën prej 55 milionë eurosh që kërkohet nga Interi.
Sabatini është duke u përpjekur që në tratativa të futet edhe kartoni i Anthony Martial, me francezin që është shfaqur i hapur ndaj interesit zikaltër. Ndërkohë skuadra ka zbarkuar në Nanking, për të nisur turneun oriental që do të sjellë në arkat e Interit 4 milionë euro, me drejtuesit e klubit që janë duke përkufizuar detajet e fundit për dy goditje të ashtuquajtura të vogla. Interi do t’i paguajë Fiorentinës klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 24 milionë eurosh për t’i vënë Spalletit në dispozicion mesfushorin Matias Vecino. Njëkohësisht po vazhdohet të punohet me Lazion për Keitan, Interi nuk duket se i druhet interesimit të West Ham për senegalezin, pasi nëse largohet Perisiç është gjithçka gati që Keita të vishet zikaltër.
Juventusi heq dorë përfundimisht nga transferimi i Patrik Shik. Sulmuesi 21-vjeçar çek shihej si ylli i të ardhmes te bardhezinjtë, por gjithçka ndryshoi pas vizitave mjekësore të kryera pak ditë më parë. Juventusi kërkoi që të bëheshin verifikime të tjera për lojtarin e talentuar, pasi kishte rezultuar me probleme shëndetësore…
Juventusi heq dorë përfundimisht nga transferimi i Patrik Shik. Sulmuesi 21-vjeçar çek shihej si ylli i të ardhmes te bardhezinjtë, por gjithçka ndryshoi pas vizitave mjekësore të kryera pak ditë më parë.
Juventusi kërkoi që të bëheshin verifikime të tjera për lojtarin e talentuar, pasi kishte rezultuar me probleme shëndetësore ende të paspecifikuara dhe pas përfundimit të tyre, u takua sot me drejtuesit e Sampdorias. Të dy klubet dolën me një deklaratë të përbashkët ku u konfirmua se marrëveshja për transferimin e futbollistit të torinezët ishte anuluar.
“Klubet Sampdoria dhe Juventus komunikojnë se është vendosur me një akord të përbashkët, që të mos finalizohet transferimi i futbollistit Patrik Shik”, shkruhej në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga klubet në fjalë.
Sampdoria ka bërë të ditur që në javën e kaluar se kishte oferta të tjera për lojtarin dhe nuk do të ishte problem transferimi i tij në një klub tjetër. Ndërsa te Juventusi fillon kërkimi për një tjetër element cilësor të perspektivës për repartin e avancuar.