City nuk do Sanchez, Liverpool siguron Robertson

Man.City nuk është në garë për Alexis Sanchez. Një gjë të tillë e konfirmon vetë tekniku i Citizens, Pep Guardiola. Katalanasi deklaroi se sulmi në skuadrën e tij është një repart, i cili nuk vuan dhe se ka në dispozicion dyshen Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus.
Liverpool siguron shërbimet e Andy Robertson. The Reds kanë arritur të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Hull City. Në orët e ardhshme skocezi do të mbërrijë në ambientet e klubit anglez ku do të kryejë testet mjekësore e më pas do të firmosë kontratën e tij.
Funes Morui jashtë fushave për 6 muaj. Everton do ta nisë kampionatin pa mbrojtësin e tyre kryesor. Morui pësoi një dëmtim të rëndë në pjesën e gjurit edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë ai sërish nuk ka mundur dot të rikuperohet. 26-vjeçari do t’i nënshtrohet sërish një ndërhyrjeje kirurgjikale, nga ku do t’i duhet të qëndrojë edhe 6 muaj të tjerë pa luajtur.
West Ham siguron shërbimet e Anouar El Mhassani. Kartoni i talentit 16-vjeçar ishte në pronësi të Ajax shumë shpejt do të nisë një aventurë të re me fanellën e Hammers. El Mhassani u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes mes palëve.