Berisha: Rama i tmerruar nga braktisja e shqiptarëve

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar dje pas veprimeve të Ramës mbi listat e personave që kërkon të shkarkohen nga administrata apo gjyqësori, ndërsa deklaron se sot Rama ndihet më i frikësuar se kurrë nga revolta e popullit apo 2.7 milionë shuplakave, me të cilat populli e ndëshkoi atë në zgjedhjet e 25 qershorit. “Të dashur miq, kësaj rradhe Edi Ramës i ka ngecur fitorja në grykë. Pavarësisht nga 75 mandatet, ai është i tmerruar nga fakti se 2,7 milionë shqiptarë me të drejtë vote, e kanë ndëshkuar atë me votën e tyre kundër ose dhe më hidhur, me votën bojkot në zgjedhjet që Noriega organizoi më 25 qershor. Kështu, frikën deri në palcë nga 2.7 milionë shpulla, siç i quan ai në psikolgjinë atërore votat kundër dhe bojkot, ai beson se mund t’a kalojë nëpërmjet mexhliseve, një formë kjo e vjetër me konotacion fetar, por dhe laik i përdorur shekuj më parë dhe që përdoret edhe sot nga chiftein beduinesh, princër apo sheikë për të komunikuar dhe njohur me ankesat e gjendjes që sundojnë. Kështu pra miq, listat e zeza dhe mexhliset po zëvendësojnë ligjet dhe institucionet në shtetin e Norieges apo timonierit, që plasi për të bërë pak, apo njëçik shtet”.