90% e studentëve: Arsimi i korruptuar

90 për qind e studentëve në vend mendojnë se korrupsioni në arsimin e lartë është në nivele të larta. Ndërkohë që 80 për qind e tyre mendojnë se korrupsioni ekziston në universitetin e tyre. Këto janë gjetjet e paraqitura në raportin mbi Korrupsionin në Arsimin e Lartë të hartuar nga organizata në mbrojtje të qytetarit “Qendresa Qytetare”.
Sipas pyetësorit të plotësuar nga 248 studentë të të gjitha niveleve të studimin në institucionet e Arsimit të Lartë, korrupsioni është shumë i përhapur në universitetet e vendit dhe studentët kanë shumë pak besim në luftën kundër tij.
Më poshtë janë disa nga gjetjet kryesore të raportit:
70 për qind raportojnë se korrupsioni është i pranishëm në degën e tyre specifike të studimit;
67 për qind raportojnë se janë të informuar për raste korrupsioni nga miq dhe familjarë;
25 për qind raportojnë se kanë qenë vetë të prekur nga korrupsioni në fakultetin/degën e tyre;
70 për qind raportojnë se nuk do të pranonin të jepnin ryshfet për një notë më të mirë;
40 për qind shprehen se do të raportonin rastet e korrupsionit dhe rreth 20 për qind përgjigjen se nuk do ta bënin një gjë të tillë;
39 për qind raportojnë se rastet e denoncuara të korrupsionit nuk ndëshkohen;
Vetëm 2,8 për qind kanë besim të plotë se këto raste do të adresohen nga institucionet përgjegjëse;
Metodat e korrupsonit të raportuara nga studentët janë si më poshtë:
Pagesa në këmbim të notës është metoda më tepër e përhapur e korrupsionit e ushtruar nga pedagogët e lëndëve të ndryshme;
Në vend të dytë renditet detyrimi ndaj nxënësve për të blerë librat e pedagogëve;
Stafit akademik dhe ai administrativ shfaqin njëlloj sjellje korruptive.
Për këtë raport punuan Rigels Xhemollari – ekspert ligjor; Megi Llubani – eksperte pe?r metodat e ke?rkimit; Ines Mulellari – inxhiniere informatike dhe Migen Qiraxhi – kurator grafik.