Mashtrimi me shifrat e papunësisë

Gjatë vitit 2016, popullsia e grupmoshës 15-29 vjeç u ul me 4,3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë raportoi INSTAT në publikimin e fundit “Shqipëria në shifra 2016”.
Ulja e forcës së punës korrespondon në të njëjtën përqindje sa edhe ulja e papunësisë në këtë grupmoshë.
Shkalla e papunësisë për këtë grupmoshë në vitin 2016 arriti në 28,9% (29,7% për meshkujt dhe 27,8% për femrat) nga 33,2% (32,3% për meshkujt dhe 34,7% për femrat) që ishte një vit më parë.
Të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk janë as në punësim e as duke vazhduar shkollën apo ndonjë trajnim përbëjnë 30,0% të të rinjve gjithsej të papunë për vitin 2016. Shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rënie prej 4,3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT.
Tregu shqiptar i punës gjatë vitit 2016 u karakterizua nga një rënie e shkallës së papunësisë krahasuar me një vit më parë. Shkalla e papunësisë më 2016 për popullsinë e grupmoshës 15 vjeç e lart arriti në 15,2% duke shënuar një ulje me 1,9 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Në vitin 2016, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 55,9%. Në nivel vendi, sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2% dhe 40,4% të të punësuarve gjithsej.
Shkalla e punësimit rezulton më e lartë tek meshkujt se sa te femrat. Hendeku gjinor në punësim për grupmoshën 15-64 vjeç në vitin 2016 është 12,2 pikë përqindje (61,9% për meshkujt përkundrejt 49,7% për femrat).
Një pjesë e konsiderueshme e femrave në moshë pune punojnë si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes kryesisht në fermat bujqësore.
Femrat kanë 1,7 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes (31,2% e femrave të punësuara dhe 18,2% e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes në vitin 2016).
Në vitin 2016, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 55,9%. Në nivel vendi, sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2% dhe 40,4% të të punësuarve gjithsej.