Dermatoza “shpërthen” në Gjirokastër, ngordhin mbi 30 lopë

224

Mbi 30 krerë bagëti të imta dhe gjedhë kanë ngordhur për shkak të dermatozës nodulare në gjithë Qarkun e Gjirokastrës. Situata paraqitet alarmante edhe pas procesit të vaksinimit dhe masave të marra për mospërhapjen e kësaj sëmundjeje me kosto të lartë ekonomike. Kreu i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjirokastër, Konstadin Rrapi thotë se situata ka ardhur nga mosfunksionimi i masave parandaluese. Ai shprehet se: U shfaq në fund të muajit prill. U shpall vaksina në rang qarku. Kemi shpërndarë 14 mijë vaksina dhe është kryer vaksinimi në 13 mijë gjedhë. Këto kafshë nuk janë trajtuar nga mjekë veterinerë. Tetë raste të reja të ngordhjes së kafshëve janë shënuar në Gjirokastër, ndërsa pjesa tjetër në Tepelenë dhe Përmet. Gjatë vitit të shkuar në këtë qark u shënua një numër i konsiderueshëm i bagëtive të prekura nga dermatoza nodulare, ndërkohë që ka pasur edhe raste të plasjes së brucelozës që rrezikojnë edhe jetën e njerëzve që mund të konsumojnë mishin e kafshëve të prekura.