Banderola e komunitetit mysliman zëvendësohet me Posteri i PS

246

Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka hequr një banderolë të komunitetit mysliman ku shkruhej: “Mirëseerdhe Muaj i Ramazanit” dhe në vend të saj ka vendosur një poster të PS. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar nga një qytetar nga Puka.
“Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj nuk respekton ligje dhe as besimin fetar të qytetarëve! Qytetari dixhital denoncon Gjon Gjonaj, si njeri që nuk njeh ligje dhe nuk respekton besimin fetar. Kështu ai ka hequr banderolën e komunitetit mysliman në të cilën shkruhej: “Mirëseerdhe Muaj i Ramazanit” dhe në vend të saj ka vendosur në kundërshtim me ligjin parullën “Rroftë Partia Kanabiste e Shqipërisë dhe votoni për narko kandidatin Paulin Luli”! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij. Ju rikujtoj se tre ditë më parë Gjon Gjonaj ishte regjistruar duke ofenduar me fjalë të një ordineri një mjeke të nderuar. I bëj thirrje Prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimin dhe ta vendosë para ligjit këtë përçarës të komuniteteve fetare të Pukës dhe dhunues të ligjeve të vendit”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti Berisha. Jam një banor i qytetit të Pukës. Megjithëse, në dijeninë time ligji e ndalon vendosjen e posterave të partive politike në ambinetet publike kryetari i Bashkisë,  Gjon Gjonaj nuk respekton as ligjin, por as besimin fetar. Ndër vite, në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit vendosej tabela me mbishkrimin: “Mirëseerdhe Muaj i Ramazanit”. Sot, ajo është zëvendësuar me posterin e PS, të cilin po jua dërgoj me foto. Këta s’kanë as fe, as din e iman. Respekt për myslimanët. Anonim ju lutem”, shkruan qytetari nga Puka.