Zbuluan dy talente, Milani i pushon nga puna

Ristrukturimi i stafit të Milanit pasi pronarët kinezë morën kontrollin e klubit ka filluar dhe nuk po kursen askënd. Këtu përfshihen edhe persona që kanë ndikuar në zbulimin e dy “xhevahirëve” të kuqezinjve, portierit Xhanluixhi Donaruma dhe mesfushorit Manuel Lokateli.
Kështu, Mauro Biankesi nuk është më përgjegjës për aktivitetin thelbësor dhe vëzhgimin e talenteve te Milani U-14. Ai u shkarkua nga puna pas një bisede që pati me drejtuesit gjatë pasdites së djeshme. Bashkë me të është larguar nga puna edhe Antonela Kosta, përgjegjëse e koordinimit të veprimtarisë së sektorit kuqezi të të rinjve.