Toure dëshiron qëndrimin te Man. City

Yaya Toure nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City. Te klubi anglez pritet të ketë një revolucion gjatë merkatos, me 7 lojtarë që do të bëjnë gati valixhet, ku mes tyre është edhe emri i mesfushorit. I pyetur për të ardhmen e tij, Toure tha se dëshiron të qëndrojë në “Etihad” edhe pse do t’i kishte pëlqyer të luante më shumë. Megjithatë 34-vjeçari theksoi se qëndrimi te Manchester City do të ishte zgjedhja më e mirë për të.