Tottenham, 3 mbrojtës drejt largimit

Pavarësisht sezonit shumë pozitiv të Tottenham, në skuadrën e Pochettinos ka lojtarë të pakënaqur që kanë kërkuar largimin në verë. Bëhet fjalë për Eric Dier, Kyle Walker dhe Danny Rose, që të tre këta mbrojtës. Për dy të parët është një duel në merkato mes dy klubeve të Manchesterit, ndërsa Danny Rose është në shënjestrën e Arsenal dhe Liverpool. Klubi mund të plotësojë kërkesat e lojtarëve për t’u larguar dhe pritet të arkëtojë të paktën 50 mln paund nga shitja e tyre.