Sturridge, e ardhmja në duart e Liverpool

Daniel Sturridge është i paqartë për të ardhmen e tij te Liverpool. Sulmuesi në një intervistë të dhënë për mediat angleze u shpreh se vendimin për këtë çështje do ta marrë klubi i kuq. 27-vjeçari pranoi se do t’i kishte pëlqyer të luante më shumë gjatë këtij viti, por gjithsesi i është mirënjohës shoqërisë dhe trajnerit Klopp. Sturridge tha se puna e tij është të zbresë në fushën e lojës dhe të bëjë më të mirën.