Shpëton Hamburgu i Mërgim Mavrajt

Hamburgu ka siguruar mbijetesën në Bundesliga falë golit të shënuar në minutën e 88-të të ndeshjes, duke e mposhtur 2:1 Wolfsburgun. Hamburgu  i mbrojtësit shqiptar, Mërgim Mavraj, nuk do të luajë në playoff për të mbetur në Bundesliga pasi ka siguruar një gjë të tillë falë fitores prej 2:1 ndaj Wolfsburgut. Ishte Gian-Luca Waldschmidt ai që shënoi golin e tre pikëve dhe të festës për vendasit, të cilët edhe matematikisht mbeten në Bundesliga. Derisa golin tjetër për Hamburgun ku luan edhe Mavraj e shënoi Filip Kostiç, kurse për mysafirët realizoi Robin Knoche. Hamburgu shpëton, kurse Wolfsburgu është skuadra që do të luajë në playoff për të siguruar mbijetesën.