Në prag të zgjedhjeve, kushërira e Ramës në Tatime u kërkon kartat e identitetit punonjësve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbardhur dje emailin e një punonjësi të Drejtorisë së Tatimeve, i cili me urdhër të Drejtoreshës së Tatimeve, Vasilika Vjero, u ka kërkuar punonjësve të Administratës që të dorëzojnë që të gjithë kartën e identitetit. Një përpjekje kjo për të mbledhur sa më shumë vota për Partinë Socialiste përmes presioneve dhe shantazheve. Në emailin e zbardhur, punonjësi i Vjeros u kërkon të gjithë punonjësve të administratës që “për arsye pune” duhet të dorëzojnë që të gjithë mjetin e identifikimit. Përmes një statusi në Facebook, Berisha ka denoncuar një urdhër të dhënë nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve për të mbledhur kartat e identitetit të punonjësve në prag të zgjedhjeve. Berisha në këtë denoncim i referohet qytetarit dixhital, ndërsa akuzon Partinë Socialiste, që përmes presioneve të mbledhë votat. Qytetari ka denoncuar drejtoreshën e Përgjithshme e Tatimeve, kushërirë ndrikull Vjero, e cila urdhëron punonjësit të dorëzojnë, nr. e kartave të identitetit për zgjedhje. ““18/05/2017, 12:47:00:  Prsh.Doktor. Ja një urdhër që na erdhi sot nga drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve për nr.e kartave të identitetit për zgjedhjet. Kjo është formë presioni e pastër që të votojmë qelbësirat”, thuhet në denoncimin e postuar nga ish-Kryeministri Berisha. Në fakt, Tatimet nuk janë i vetmi institucion që ka ndërmarrë këtë nismë. Me urdhër të Ramës, të gjitha institucionet kanë nisur një fushatë terrori e presionesh ndaj punonjësve të administratës me qëllim tjetërsimin e vullnetit të tyre për votën e 25 qershorit.