Kreu i Forza Italia: Basha, lideri që do të çojë Shqipërinë drejt BE

Foto Fabio Cimaglia / LaPresse Roma 03-03-2015 Politica Senato. Informativa del Governo sulle devastazioni dei tifosi olandesi a Roma, il Ministro Alfano non è in aula Nella foto Paolo Romani Photo Fabio Cimaglia / LaPresse Rome 03-03-2015 Politic Senate. The Government on ravages of Dutch hooligans in Rome In the photo Paolo Romani

Forza Italia, grupimi më i madh politik i së djathtës në Itali vlerëson fitoren e kauzës së opozitës për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërsa cilëson Lulzim Bashën, si liderin e vetëm që do të mund të hapë një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë si dhe do të çojë vendin drejt NATO-s. Dje, Kryetari  i grupit ‘Forza Italia’ në Senatin italian, Paolo Romani, deklaroi në Senat se falë arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme mes shumicës dhe opozitës më në fund mund të fillojë fushata për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. “Do të jetë një garë me siguri që do të zhvillohet e ashpër, por do të ketë të gjitha garancitë ligjore të nevojshme, dhe respektimin e parimeve demokratike. Këto garanci të marra me forcë dhe bindje në javët e gjata të protestës nga kryetari i Partisë Demokratike shqiptare Lulzim Basha”, u shpreh Romani. Ai u shpreh i sigurtë se, Basha do të mund të bindë shqiptarët përmes programit ambicioz të Partisë Dmeorkatike si dhe vizionit të tij për të ardhmen e Shqipërisë. Romani vlerëson se, Basha është i vetmi lider që do të mund të garantojë stabilitetin në Shqipëri dhe të ardhmen e saj europiane. “Unë jam i sigurt, si unë edhe Forza Italia, do të ketë mbështetjen tonë, se Kryetari Basha do të bindë votuesit e vendit se është i vetmi i aftë të tregojë dhe të shoqërojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit, forcimin e parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës për qëllimin e integrimit europian, të atyre parimeve që na bashkojnë në familjen e madhe PPE”, tha Romani në Senatin Italian. Forza Italia ka dhënë një mbështetje të fuqishme ndaj opozitës dhe kauzës së saj përgjatë qendresës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kuestori i Senatit italian, Lucio Malan, përfaqësues i Forza Italia, ka qenë në Tiranë fundjavën e shkuar dhe i ka bërë një përshkrim me ngjyra të ndezura protestës së opozitës shqiptare më 13 maj, duke bërë edhe një thirrje publike për qeverinë e vendit të tij që të kthejë sytë nga Shqipëria e të ndërhyjë fuqishëm në favor të demokracisë. I pranishëm në sheshin e lirisë, një ditë para se të organizohej protesta, Senatori italian nga Tirana përcolli mesazhin e qartë se pa opozitën zgjedhjet nuk mund të cilësohen të lira e as demokratike. Ai e cilësoi si jetike betejën opozitare për votën e lirë, ndërsa kujtoi se është pikërisht vota e lirë që ndan kufirin mes demokracisë dhe diktaturës. Në diktaturë njerëzit nuk votojnë të lirë. Ndaj dhe ai tha se janë pikërisht rregullat e demokracisë për të votuar të lirë, pa dhunë, kërcënime e shitblerje të kësaj të drejte, që sot me të drejtë kanë ngritur shqiptarët në protestë. Duke i cilësuar jo të lira zgjedhjet që zhvillohen në kushtet kur vota vidhet apo blihet, Senatori italian tha se, rezultati i prodhuar nga zgjedhjet nuk mund të pranohet.