Koke, kontratë disavjeçare

Koke te Atletico Madrid edhe për disa vite të tjera. Të paktën kjo është dëshira e “Los Colchoneros”, që dëshirojnë të “blindojnë” mesfushorin, i cili ka kontratë deri në vitin 2019. Te madrilenët janë shumë të kënaqur me 25-vjeçarin dhe për këtë arsye synojnë t’i ofrojnë një marrëveshje afatgjatë lojtarit të tyre. Sigurisht që në kontratën e re do të përfshihet një rritje e konsiderueshme e pagës, si dhe një klauzolë më e lartë largimi.