Këshilla e Trezeguet: Mbappe të lihet i qetë

Monaco's French forward Kylian Mbappe Lottin celebrates after scoring a goal during the French L1 football match Monaco (ASM) vs Troyes (ESTAC) on February 20, 2016 at the "Louis II Stadium" in Monaco. AFP PHOTO / VALERY HACHE / AFP / VALERY HACHE (Photo credit should read VALERY HACHE/AFP/Getty Images)

Kylian Mbappe është futbollisti që ka tërhequr më shumë vëmendjen në arenën evropiane. Disa prej klubeve më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër mes të cilëve edhe Reali i Madridit, kanë shfaqur dëshirën për të blerë kartonin e tij, por që deri tani kanë hasur në rezistencën e Monaco-s.
David Trezeguet ka dhënë këshillën e tij për talentin 18-vjeçar të skuadrës së Principatës duke deklaruar se Mbappe-së i duhet dhënë më shumë kohë që të konfirmohet. “Mbappe i ka të gjitha cilësitë që të shndërrohet në një prej sulmuesve më të mirë në botë”, tha Trezeguet. “E pret një e ardhme e shkëlqyer. Por i duhet dhënë kohë. Ai duhet të argëtohet në fushën e lojës, duhet të jetë i lumtur. Për të ardhmen e tij po flitet shumë kohët e fundit, por unë shpresoj që ai të qëndrojë te Monaco të paktën edhe një vit tjetër për të shfaqur akoma më mirë cilësitë e tij. Nuk duhet harruar që është vetëm 18 vjeç”.
Mbappe në këtë sezon me Monaco-n ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje të Ligue 1 duke dhënë edhe 11 asist. Në Ligën e Kampioneve, ai e bëri të gjithë botën për vete me 6 golat e shënuar në 9 ndeshje të zhvilluara duke e ndihmuar Monaco-n të kualifikohet deri në gjysmëfinale ku u eliminua nga Juventusi.