Ja se çfarë mendoj për Trump, James Comey e Robert Mueller

“Formiche”

Pak më shumë se një javë nga shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i drejtorit të Federal Bureau of Investigation (FBI) James Comey, afera Russiagate reziston akoma dhe mediat amerikane hipotezojnë tashmë një procedim impeachment kundër Donald Trump.
Të mërkurën, administrata e Presidentit amerikan ka pësuar një goditje të fortë me emërimin e papritur, të bërë nga zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein të prokurorit Special Robert Mueller. Cursus honorum i tij gjen konsensus pothuajse unanim midis republikanëve dhe demokratëve: më parë vetë ai zëvendësprokuror i Përgjithshëm, u emërua nga Presidenti i atëhershëm George W. Bush drejtor i 6-të i FBI-së në shtator të 2001, vetëm një javë nga atentati terrorist ndaj World Trade Centre, duke qëndruar në këtë detyrë deri më 2013.
Tani do të merret me një hetim, atë lidhur me ndërhyrjet e supozuara ruse në fushatën elektorale të Trump, që bën të lëkundet një administratë në dukje tashmë e përçarë në brendësinë e saj dhe që po i nënshtrohet kritikave të vazhdueshme. I kemi kërkuar një mendim lidhur me atë se çfarë po ndodh Luis J. Freeh, ish-drejtor i FBI-së nga 1993 më 2001, që gjatë këtyre ditëve ka qenë në Romë. Freeh nuk e ka zakon që të japë intervista dhe preferon që të ruajë privatësinë, aq më shumë kur bëhet fjalë për të nxjerrë në pah problemet midis Federal Bureau dhe Presidentit. Por këtë radhë e ka bërë një përjashtim, duke na shpjeguar se çfarë mendon për emërimin e kolegut Robert Mueller.

– Drejtori Louis J. Freeh, cili është gjykimi juaj lidhur me ngjarjet që duket se po e trondisin administratën Trump dhe sidomos lidhur Russiagate? Çfarë mendoni për shkarkimin e James Comey si drejtor i FBI-së dhe emërimin e Robert Mueller si prokuror Special?
I njoh të gjithë këta persona që keni përmendur jo vetëm nga pikëpamja profesionale, por edhe personalisht. Lidhur me drejtorin e FBI-së, ajo që mund të them është se Presidenti mund ta shkarkojë drejtorin sa herë që t’i teket. Për shembull, Presidenti e ka shkarkuar William Sessions, paraardhësin tij si drejtor të FBI-së, kështu që po, mund ta bëjë. Besoj se emërimi i Robert Mueller si prokuror Special ka qenë një zgjedhje e shkëlqyer: është një avokat shumë i aftë, me integritetin dhe kompetencën më të lartë dhe besoj se të gjithë kanë besim se do të jetë në gjendje t’i gjykojë të gjitha këto fakte dhe eventualisht të vendosë nëse dikur e ka shkelur ligjin apo jo. Aftësia e tij për ta avancuar këtë rast mbahet në konsideratë shumë të lartë dhe ka shpresa të mëdha se do të bëjë një punë të shkëlqyer e të pavarur.

– Nuk besoni se në këtë moment është në zhvillim një përplasje e paprecedent midis Departamentit të Drejtësisë dhe administratës të Presidentit?
Hëm, për hir të së vërtetës kur isha drejtor i Përgjithshëm i FBI-së kam nisur një hetim lidhur me Presidentin që më kishte emëruar (Bill Clinton). Sigurisht që ai nuk ishte shumë i kënaqur, bile kam përfunduar që më është dashur të marr një kampion gjaku nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, kështu që sigurisht një gjë e tillë ka ndodhur më parë. Ajo që ka rëndësi është se FBI-ja të ketë pavarësinë për të hetuar lidhur me Presidentin, që është saktësisht ajo që po ndodh dhe ajo që ka ndodhur me mua më 1994. Të gjithë në Kongresin tonë, edhe pse kemi një kamp demokrat dhe një kampion republikan, bien dakord për faktin se FBI-ja ka nevojë për këtë pavarësi. Vendi i ka jetuar hetimit tim lidhur me Presidentin Clinton dhe do t’i mbizotërojë edhe këtij hetimi tjetër.

– Gjatë këtyre ditëve shumë flasin për mundësinë e një impeachment kundër Trump. Çfarë peshe efektive ka emërimi i Robert Mueller? Vërtet besoni ju se është një hap i parë drejt impeachment?
Duhet thënë se prokurori Special i raporton zëvendësprokurorit të Përgjithshëm, kështu që nuk është konsulent i pavarur, është pikërisht për këtë arsye pse e quajnë “special”. Por Mueller do të jetë prokurori përgjegjës i këtij rasti, do t’i duhet të japë rekomandime dhe të vendosë nëse dikush do të akuzohet ose jo. Siç e dini, shumë raste penale përfundojnë pa pasur ndonjë të dënuar, o pse nuk arrihen të gjenden prova speciale, o pse provat nuk mund të përdoren, o, akoma, sepse ka arsye politike për të mos e vazhduar rastin. Ajo që dua të them është se do të kemi një hetim të ndershëm e të thelluar dhe vetëm në fund Mueller dhe shefi i tij, zëvendësprokurori i Përgjithshëm, do të duhet të vendosin nëse dikush do të duhet të akuzohet ose jo. Tani është shumë shpejt për ta thënë, askush nuk i njeh akoma faktet.

– Po për James Comey çfarë mendoni? Puna e tij në muajt e fundit, duke filluar nga zgjedhjet, e ka tejkaluar protokollin e një drejtori të FBI-së?
Përgjigjja e vetme që mund t’u jap është se sigurisht që e kam një opinion timin lidhur me këtë, por nuk mundem në asnjë mënyrë që ta ndaj me ju (qesh, shënimi im).

Përgatiti:
ARMIN TIRANA