Interi shpreson ende, Konte ka dilema për të ardhmen!

Për të ardhmen e Antonio Contes do të flitet vetëm pas përfundimit të finales së Fa Cup mes Chelsea-it dhe Arsenalit që do të luhet në 27 Maj në Wembley, por mundësitë që trajneri italian të qëndrojë në Londër pas fitimit të Premier Leagues janë shumë të mëdha. Aq të larta madje saqë tifozët e Interit duket se janë dorëzuar për të parë ish- trajnerin e Juventusit dhe kombëtares italiane në stolin e skuadrës së tyre sezonin e  ardhshëm. Megjithatë për t’i ndezur sërish ato pak shpresa që ekzistojnë, ka mjaftuar një intervistë e Antonio Contes për gazetën italiane La Republicca. “Nëse qëndroj në Angli, familja ime do të vijë të jetojë këtu me mua, deklaroi 47-vjeçari nga Leçe.
Për momentin, kjo është shumë pak, por e rëndësishme është që Conte nuk i ka mbyllur përfundimisht dyert një rikthimi të mundshëm në Itali. Entuziazmi i italianëve më bën krenar, kanë apo jo simpati për mua, tani ndeshjet e Chelsea-it ndiqen më shumë në televizion, edhe falë meje shtoi në vijim Antonio Conte. Ish-tekniku i Italisë theksoi gjithashtu se është pjesë e klubit të madh si Chelsea që ka fituar, Champions Leaguen dhe dy kampionate në 3 vitet e fundit, por nënvizoi gjithashtu se Blutë e Londrës duhet të kenë një stabilitet më të madh për të mos bërë më paraqitje si ajo e sezonit të kaluar që e përfunduan Premier Leaguen në vendin e 10-të.