Ende mister identiteti i skeletit që u gjet në Dajt

Hetimet e policisë nuk kanë mundur të zbulojnë asgjë të re mbi skeletin që u gjet në Shupal të Dajtit, dy ditë më parë. Hetuesit thonë se ai i përket një mashkulli të moshës 50 deri në 60 vjeç.
I mungojnë një pjesë e gjymtyrëve, ndërsa nuk ka shenja dhune, pasi asnjë kockë nuk rezulton e dëmtuar apo e thyer. Nuk ka të dhëna as mbi shkakun e vdekjes, nëse ka qenë natyrale apo vrasje.
Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë gjetur vdekjen nga dhuna, pasi i mungojnë gjymtyrët. Një tjetër version është ai i humbjes së jetës nga zjarri, pasi zona ku u gjet skeleti ishte e djegur.
Ekspertët presin përgjigjen e Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar rrethanat. Deri tani në polici nuk ka pasur asnjë telefonate për persona të interesuar për të afërm të zhdukur.