Barça ngushëllohet me golat e Mesit

Lionel Mesi është mbreti i golave. Edhe pse Barcelona nuk arriti dot të fitonte titullin kampion në La Liga, sërish një nga emrat më të rëndësishëm që ka kjo skuadër ka arritur të lërë gjurmë. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” Lionel Mesi falë 37 golave të realizuara në 34 ndeshje në kampionat është shumë pranë fitimit të Këpucës së Artë. Është argjentinasi, ai që mban vendin e parë në këtë renditje, duke sfumuar të gjithë rivalët e tij. Ky sukses i numrit 10 të blaugranave barazon rekordin e sulmuesit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili këtë sezon në La Liga ka arritur të realizojë vetëm 25 rrjeta, me portugezin që për këtë vit është jashtë listës së Top 10 golashënuesve më të mirë.
Me një dieferencë shumë të vogël, në vendin e dytë renditet Edinson Cavani. Sulmuesi i PSG ka zhvilluar një sezon fantastik, duke regjistruar 35 gola në 36 takime, ndërsa në të tretin pozicionohet Bas Dost i Sporting Lisbon me 34 rrjeta në 32 takime. Lista pasohet edhe me emra të tjerë siç janë Pierre Emerick Aubameyang, Robert Lewandowski, Harry Kane, Luis Suarez, Alexandre Lacazzete, Edin Dzeko dhe Drins Mertens që mban vendin e dhjetë.