Abramoviç “blindon” Konten

Fitimi i titullit kampion në Premier Ligën angleze duket se ja ka hapur oreksin manjatit rus Roman Abramoviç. Presidenti i Çelsit kërkon të triumfojë edhe në sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye ka vendosur të investojë shifra marramendëse për forcimin e skuadrës. Ky lajm është bërë publik nga media britanike “The Telegraph” sipas së cilës rusi, ka akorduar 200 milionë paund për merkaton e bluve. Si fillim, Abramoviç duhet të bindë trajnerin Konte për t’u mos u larguar nga Londra si dhe do kërkojnë të mbajnë portierin Kurtua, duke i ofruar një kontratë të re me pagë 150 mijë paund në javë.
Prioritet është dhe qëndrimi i yllit të skuadrës, belgut Eden Hazard, i cili është vënë në shënjestër nga mjaft klube të mëdha. Talenti Kilian Mbape dhe mesfushori Bakajoko janë dy objektivat e Çelsit në ketë merkato. Këta dy lojtarë kërkohen me ngulm nga trajneri italian.